20:34, 13 Gusht 2017

Deputeti nga koalicioni PAN, Milaim Zeka ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj është më i mirë për këtë pozitë, se Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

Ai i është drejtuar dikujt, duke i thënë se mos i kanë ndihmuar Haradinajt në kohën e luftës, transmeton Klan Kosova.

” Rrini pa merak, Ramushi do bahet kryeministër, për inat të sojit tuaj, që abuzoni me gjuhën shqipe, me flamurin, me kombin, me dashurinë, me njerzillëkun”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ky është postimi original i Zekës:

“E kam nje pyetje per do balosha te fb, dhe kundershtar te Ramushit

Ne jeten time, dy here kam pi kafe me Ramush Haradinajne. Kurr biznes nuk kam ba me te. Heren e pare kur kam pi kafe, ka qene viti 2004-2005.
Tani me ka ardhe shanci me perzgjedhe ne mes te gjithe kandidateve per Kryeminister. Jo qe mendoje, po jam i bindur, qe ne krahasim me Avdullah Hotin, dhe Albin Kurtin, eshte ma i miri.
Juve qe veq po e shani, e nuk po e kritikoni, sepse qinders here vet e kam kritiku, pash Zotin a mos valle ju ka pas pyet Ramushi nese duhet me dale e me luftu kunder Serbise, bashke me vellazni?! Mos ju ka pas pyet juv a eshte mire me hy ne Kosove bashke me vellain Luanin, Fehmine e Xheven, ku u vra edhe Luani? A mos i pate ndihmu me ja tregu rrugen, apo me ja qele rrugen nga bora?!
O ju jeni aqe te mjere, aqe rrace meshavine, sa qe me ua kontrollu ADN-nu, ku me dite sa klm large Stambollit e Beogradit ju dalin lozet e kastravecave te fares tuaj.

Rrini pa merak, Ramushi do bahet kryeminister, perinati te sojit tuaj, qe abuzoni me gjuhen shqipe, me flamurin, me kombin, me dashurine, me njerezillekun!!!”

 

 

Interesante