Zeka: Po manipulohet me operatorin Art Motion, kërkon të hetohet KPM-ja NULL NULL 19.09.2018 21:00 19.09.2018 21:00 Komisioni i Pavarur për Media ka lëshuar sot një vendim ku ka kërkuar nga operatori Art Motion që të heq dorë nga e drejta e siguruar në mënyrë ligjore për të transmetuar lojërat e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës përmes kanalit Arena Sport. Lidhur me këtë anëtari i këtij komisioni nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka bërë të ditur se askush nga Komisioni nuk kishte kërkuar një gjë të tillë, me përjashtim të Nait Hasanit nga radhët e PDK-së dhe Valon Ramadanit të VV-së. Zeka ka thënë se për këtë manipulim që po i bëhet opinionit si dhe për marrjen e një vendimi duke iu referuar Komisionit, ai dhe anëtarët e tjera do të kërkojnë shkarkimin e këtij bordi duke bërë edhe thirrje në Prokurori për fillimin e hetimeve ndaj KPM-së, sipas tij për shkelje të ligjit me emrin e Komisionit të Pavarur për Media të Kuvendit të Kosovës. Reagimi i plotë i Zekës: Komisioni i Pavarur per Media – vendim antiligjor Po lexoje neper media, se KPM-ja, paska marre nje vendim antiligjor, duke i ndaluar nje kompanie vendore te drejten e transmetimit te disa ndeshjeve te futbollit. Per te qene skandali akoma me i madh, ky vendim thirret ne Komisionin e Pavarur per Media, te Kuvendit te Kosoves. Ju informoje qe te gjitheve, se askush nga Komisioni nuk ka kerkuar nje gje te tille, me perjashtim te Nait Hasanit te PDK se, dhe Valon Ramadanit te VV-se. Per kete manipulim qe po i behet opinionit, si dhe per marrjen e nje vendimi duke u thirrur ne Komisionin e Kuvendit, une, sebashku me anetaret e tjere, do te kerkojme shkarkimin e ketij bordi, si dhe do t i beje thirreje Prokurorise te shtetit qe te filloje hetimet ndaje KPM se, per shkelje te ligjit dhe abuzim me emrin e Komisionit te Pavarur per Media, te Kuvendit te RK! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 10 minuta më parë