Zejnullahu: Bashkësia Islame e Serbisë nuk heq dorë nga ndërtimi i xhamisë NULL NULL 28.05.2017 15:35 28.05.2017 15:35 Bashkësia Islame e Serbisë nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i një xhamie në Zemun Polje në afërsi të Beogradit. Kështu tha sot myftiu Emin Zejnullahu. Ai i tha televizionit N1, se nga komuna e Zemunit do të kërkojë që ndonjë nga parcelat komunale t`i dedikojë për këtë çështje, në mënyrë që komunitetit islamik të ndërtojë objekt në mënyrë ligjore. Ky reagim i tij erdhi dy ditë pasiqë një xhami e ndërtuar Zemun të Beogradit u rrëzua për shkak të lejes së ndërtimit, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.