9:06, 13 Mars 2017

 

Njeriu që e krijoi Rjetin Mbarë Botëror ( World Wide Web), Sir Tim Berners-Lee, ka thënë se impakti i lajmeve të rrejshme është gjithmonë e më shqetësues, dhe i zbuloi planet për sulmimin e reklamimeve politike “joetike” si dhe korrjen e të dhënave.

Në një letër të hapur, 61 vjeçari tha se keqpërdorimi i të dhënave po krijon efekte frikësuese në lirinë e shprehjes. ‘Pikat e verbëra’ të internetit po e korruptojnë demokracinë, sipas shkencëtarit britanik të kompjuterëve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

“Rezultati përfundimtar është se këto sajte na shfaqin përmbajtje për të cilat menojnë se ne do të klikojmë në to – duke nënkuptuar keqinformim, ose lajme të rrejshme, që janë befasuese, shokuese dhe të dizajnuara për t’iu pëlqyer paragjykimeve tona, e që mund të përhapen si lëndë djegëse”, tha ndër të tjera Berners-Lee.

Ai ka planifikuar që Web Foundation, të cilën e kishte themeluar më 2009, të punojë në këto probleme në një strategji pesë vjeçare.

 

Interesante