17:55, 9 Janar 2018

Joanna Lumley është zbuluar si udhëheqësja e edicionit të sivjetmë të Bafta Film Awards.

Aktroja e “The Absolutely Fabulous”, tha se kjo mundësi është “pabesueshmërisht ngazëllyese’ për të.

Ajo do të jetë e para udhëheqëse femër e ceremonisë BAFTA që prej Mariella Frostrup që e kishte udhëhequr më 2001.

Për më tepër, Lumley do ta zëvendësojë në këtë rol, Stephen Fry.

“Është tejet ngazëllyese. Kush do të mendonte se do të shndërrohesha në Stephen Fry? Dua ta falënderoj Bafta-n aq shumë që më kërkoi ta bëj këtë. Thashë po turpërisht shpejtë”, tha Lumley.