Zbulohet slogani i LSI-së për zgjedhjet vendore qershor 2019 NULL NULL 12.01.2019 15:04 12.01.2019 15:04 “Shqipëria, shtëpia juaj” – është slogani i LSI-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Konventën Kombëtare ku miratoi rezolutën me shtatë pika të propozuara për votim, në të cilën shprehej angazhimi i plotë i LSI-së për të dhënë të gjithë kontributin e saj në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe që Qershori të jetë muaji i hapjes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. “T’i lutemi çdo ditë që t’i kthejë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të ndërtojnë familjen e tyre. Zoti qoftë me ju, Zoti na dhëntë forcë, zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe dhe jam e bindur që Zoti do të na ndriçojë në rrugën për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur më përballë kësaj të keqeje. Ne kemi një mision, të kthehemi në vendin tonë, të luftojmë në vendin tonë, të luftojmë për familjen e shqiptarëve, sepse sistemi i vlerave qëndron te familja. Pa familje nuk ka vlera. Pa familje nuk ka atdhe”, deklaroi Monika Kryemadhi/ oranews.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 16 minuta më parë