Zbulohen shenja dinozauri në Australi (FOTO) NULL NULL 06.09.2016 21:57 06.09.2016 21:57 Shenja të dinosaurëve janë gjetur në një plazh të Australisë, nga një grua e cila po mblidhte guaska kur hasi në këto gjurmë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. 37 vjeçarja Bindi Lee Porth, ishte duke shëtitur në plazhin Cable, një vend i njohur për turistët në perëndim të qytetit australian Broome. Brome njihet si vend ku shpesh janë gjetur gjurmë të vjetra dinosaurësh. Mirëpo fosile si këto shenja të dinosaurëve, nuk dihej se ekzistonin në zonën kryesor turistike të Cable. Porth ka thënë se fillimisht nuk kishte besuar se ato shenja ishin të vërteta. Shenjat të cilat janë gjetur nga ajo, sipas paleontologjistëve, besohet se u takojnë dy llojeve të dinosaurëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.