Zbulohen emrat e koduar që përdoren për Meghanin dhe Harry-in NULL NULL 06.12.2018 20:31 06.12.2018 20:31 Princi Harry dhe Meghan Markle njihen si duka dhe dukesha i Sussex, por për personat që merren me sigurinë e tyre, ata kanë emër tjetër. Këta të fundit i referohen si David Stevens dhe Davina Scott. Shumë e çuditëshme apo jo? Epo një të përbashkët e kanë, janë inicialet mbretërore: “DS”. Dhe kjo nuk vlen vetëm për këtë cift; i njëjti rregull aplikohet edhe për William dhe Kate. Ata janë “ Danny Collins dhe Daphne Clark“, domethënë „DC”. Përse një masë e tillë? Sipas shtypit britanik, nëse dikush arrin të shtjerë në dorë një telefon që i përket ndonjë pjesetari të familjes mbretërore, ai nuk do të gjeje dot emrin: Harry apo Meghan, shkruan bordo. Është me rrezik, prandaj atyre u jepet një kod, i cili me sa duket, ndërron rregullisht për arsye që janë mëse të qarta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.