17:00, 9 Nëntor 2018

Një koleksion i humbur i tregimeve të shkurtra nga shkrimtari i famshëm egjiptian, Naguib Mahfouz, është zbuluar në një kuti të letrave të laureatit të ndjerë të çmimit Nobel.

50 tregimet e shkruara me dorë u gjetën nga gazetari egjiptian, Mohamed Shoair, në shtëpinë e vajzës së shkrimtarit, Umm Kulthum, njofton Klan Kosova.

Romancieri më i dashur i botës arabe vdiq në moshën 94 vjeçare në vitin 2006.

Të vendosura në Kajro, ngjarjet që ai ka trajtuar janë të mbushur me ‘skenarë të ngjarjeve dhe karaktere që rishfaqen”, sipas botuesit të Mbretërisë së Bashkuar, Saqi Books, e cila do të nxjerrë tregimet në gjuhën angleze vjeshtën e ardhshme.

Shoair gjeti letrat kur Kulthum i dha atij një kuti letrash të Mahfouz ndërsa ai po punonte në një libër për dorëshkrimet e laureatit të Nobelit.

Gazetari tha se po ndihet si të ishte para një thesari, shkruan The Guardian.

Autori i 34 novelave dhe më shumë se 350 tregime, Mahfouz fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1988.

Juria e Nobelit e përshkroi atë si një autor “i cili, përmes veprave të pasura me nuanca … ka formuar një art narrativ arab që zbatohet për të gjithë njerëzimin “.

Saqi Books tha: “Ne jemi të ngazëllyer tej mase për t’i sjellë këto histori tek lexuesit në anglisht dhe se ky zbulim i dorëshkrimeve të Mahfouz-it është një lajm i mrekullueshëm i një prej romancierëve më të mirë të botës”.

Koleksioni do të publikohet në arabisht më 11 dhjetor 2018, në ditëlindjen e Mahfouz, nga Dar al Saqi, dhe në anglisht nga Roger Allen vjeshtën e ardhshme.

Tregimet e shkruara me dorë shoqëroheshin me një shënim: “për botimin e vitit 1994”.

Saqi tha se 1994 ishte “shumë e vështirë” për Mahfuzi, të cilit në moshën 82 vjeçare i ishte dhënë mbrojtje policore pas kërcënimeve me vdekje

Ai më pas ishte therur në qafë jashtë shtëpisë së tij në Kajro nga një ekstremist islamik atë vit.