Zbriteni tensionin e gjakut duke shmangur këto ushqime NULL NULL 23.10.2018 11:11 23.10.2018 11:11 Presioni i lartë i gjakut ndodh nëse ndiqni një dietë të keqe apo konsumoni disa lloje të ushqimeve. Por për të normalizuar tensionin ka disa ushqime që nuk duhet t’i konsumoni, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova. Sheqeri Konsumimi i sheqerit kthehet në dhjam nëse nuk përdoret i tëri në organizëm e që mund të çojë në mbipeshë apo obezitet. Të qenit mbipeshë apo obezë bën që të jeni të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut që lidhet më pas me komplikime në shëndetin e zemrës. Kripa Kripa mund të gjendet në shumë produkte sot, përfshirë bukën, biskota të njelmëta, çipsa dhe në ushqimet e gatshme Ajo edhe mund të jetë e “fshehur” në ushqime në të cilat edhe nuk e prisni fare. Stimuluesit Duhet të ndaloni konsumimin e çajit, kafesë, alkoolit dhe pijeve energjike. Këto pije llogaritën si nxitës të tensionit të lartë të gjakut. Prandaj ekspertët sugjerojnë që të shmangen këto ushqime në mënyrë që të mos keni probleme tensionin dhe zemrën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 6 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 6 orë më parë