Zbarkon në Kubë anija e parë me turistë amerikanë NULL NULL 02.05.2016 19:44 02.05.2016 19:44 Pas dekadash të tëra pritjeje ka zbarkuar sot në Kubë anija e parë me turistë amerikanë. Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së presidentit Obama në ishullin e Karaibeve. Anija e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës . Një nga turistet Pam Clarson thotë se “po udhëton në Kubë për të njohur njerëzit e saj të origjinës dhe për ta lënë politikën mënjanë”. Turistët u pritën miqësisht nga dhjetëra kubanez të cilët vallëzuan muzikë salsa duke krijuar një atmosferë të këndshme për ta. Mbërritja e anijes “Adonia” në Havana shënon një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve të ndara prej shumë vitesh në armiqësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 21 minuta më parë