Zayn Malik nuk flet me Harry Styles NULL NULL 14.09.2017 13:30 14.09.2017 13:30 Që kur e ka lënë bendin One Direction, Zayn Malik është përfolur për raporte të këqija me anëtarët tjerë. Malik kur foli për US Weekly për raportet e tij me djemtë që kur ishte larguar nga grupi, ai e pranoi që nuk kishte pritur të mbante kontakte me Harry-n, pasi që nuk kishte pasur raporte me të edhe më parë. “Të jem i sinqertë, unë kurrë nuk kam folur me Harry-n as sa isha në bend”, tha Malik. “Andaj, nuk kam pritur ndonjë raport me të pasi që u largova. Dhe nuk e kam pasur, të jem i sinqertë”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.