18:30, 14 Mars 2018

Pak orë para se Zayn Malik dhe Gigi Hadid lëshuan deklarata të veçanta për të konfirmuar ndarjen e tyre pas më shumë se dy vjet bashkë, këngëtari në fakt nxori në pah se diçka po vinte, transmeton Klan Kosova.

Para njoftimit të ndarjes, Zaynt hoqi nga Instagramin Gigi-n dhe nënën e saj, Yolanda Hadid, duke lënë fansat të kuptojnë se diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

Nuk dihet ende se kur saktësisht u ndanë çifti më i dashur i showbizit ndërkombëtar.

Interesante