19:46, 13 Mars 2018

Zayn Malik dhe e dashura e tij Gigi Hadid, thuhet se janë ndarë pas më shumë se dy vjet së bashku, transmeton Klan Kosova.

Sipas The Sun, Zayn dhe Gigi, morën vendimin për t’u ndarë për shkak të orarit të tyre të zënë, duke shtuar tendosjen dhe distancën ndaj romancës së tyre.

Një burim tha për gazetën: “Ata nuk janë më çift por po e mbështesin njëri-tjetrin. Ata ishin larg njëri-tjetrit për një kohë të gjatë. Kanë orare shumë të zëna”.

Burimi vazhdoi: “Kjo është definitive, por ata kanë respekt për njëri-tjetrin”.

 

Interesante