11:28, 14 Shtator 2017

Deputeti Zafir Berisha, që është decertifikuar nga KQZ nga gara për kryetar të Prizrenit, u ka parashtruar katër pyetje ambasadorëve të huaj.

Pyetjet lidhen pikërisht me vendimin për ta larguar nga gara për zgjedhjet lokale, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

“Pytje për ambasadorët e huaj në Kosovë, të shteteve të Kuintit!

1).- A ndodhë në vendet tuaja, që një organ ekzekutiv, si shebull KQZ-ja në Kosovë, që para dy dite, me votu për zbatimin e ligjit, kur dihet se ligjet zbatohen nga të gjitha organet dhe qytetarët, që nga momenti kur miratohen në Kuvend ?
2).-Në rastin konkret sipas praktikës së krijuar, a ka të drejtë KQZ-ja, me votu për moszbatimin e ligjit, siç nuk e ka respektuar afër 10 vite, pasi e ka praktiku të drejtën me votu për me respektu ?
3).- Në vendet nga vini ju, a ka përgjegjësi ligjore dhe juridike për mosrespektim të ligjeve me vite të tëra, nga organet e caktuara siç është rasti te ne me KQZ-n ?
4).-Në vendet nga vini ju, çka ndodhë me organet dhe personat fizik që i përbëjnë ato organe, kur e marrin rolin e organit ligjëvënës (në rastin tonë Kuvendit), a e llogaritni këtë si logjikë “lladrovcijane” se ligji është si lastiku?

Me respekt deputeti /ligjëvensi/ i Kuvendit të Kosovës: Z.Berisha

 

Interesante