22:30, 8 Nëntor 2018

Deputeti  Zafir Berisha, njëri nga përfaqësuesit partisë Nisma Socialdemokrate, ka thënë se e gjithë klasa politike në Kosovë ka rënë nën lajthitjen e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Ndërsa ka komentuar rezolutën për kufijtë në Zona e Debatit, Zafir Berisha ka thënë është  rrugë e duhur nëse kolegët e tij deputetë e heqin së përmenduri emrin e presidentit, njofton Klan Kosova.

”Rezoluta e fundit e propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja, sipas meje nuk ishte serioze në iniciativë, qasja në kërkesën e votave në Kuvend për një çështje të tillë është e gabuar”.

”Ne duhet së pari ta heqim emrin e presidentit nga fjalori, nga debati, e të merremi me platformën”.

”Momenti i unifikimit të faktorit politik në raport me një shtet që ka bërë gjenocid në Kosovë e që nuk njeh realitetin”.

”Përfitimet e momentit të ndonjë vote, janë pak të frustruara edhe nga sondazhet që po dalin në publik. Kur folin për Hashim Thaçin është humbje kohe. Ai nuk është aq i padijshëm, mos mendoni që ai nuk e di se cilado marrëveshje që bëhet duhet të sjellet në Kuvend. Problemi është Kosova, përmbyllja e një dialogu me marrëveshje”.

”Kosova nuk e ka komoditetin të sjellet kështu. Nëse opozita është e interesuar për të shkuar në zgjedhje duhet analizuar atë nëse ky proces nuk ngelet keq. E caktojmë datën kur të shkojmë në zgjedhje, por nuk është momenti dhe procesi në të cilin gjendet Kosova për të shkuar në zgjedhje”.

”Edhe nesër nëse shkojmë në zgjedhje nuk ndryshojmë shumë politikisht, edhe sondazhet që po bëhen po nxisin disa për të shkua rnë zgjedhje por është gabim sepse prapë mund të ngelen në opozitë”.

”Të gjithë mbesim anash, e keni përplasjen që e ka pasur edhe LDK-ja edhe PDK-ja. Kam përshtypje që edhe nëse shkojmë në zgjedhje LDK-ja mbetet në opozitë, sepse në momente të caktuar kanë tregu që proceset kyçe nuk mund i çojnë përpara”.