Zaev viziton Kosovën NULL NULL 11.12.2017 09:30 11.12.2017 09:30 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, të martën pritet ta vizitojë Kosovën, njofton Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook. “Nesër e mirëpres Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë”. Haradinaj ka shkruar se ka bindje “se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato”. “Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 44 minuta më parë