Zaev e Tsipras janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel të Paqes NULL NULL 18.12.2018 20:20 18.12.2018 20:20 Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras u nominuan zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019 për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Nobelistja, Uided Bushamaui theksoi se ky nominim nuk nderon vetëm dy liderët, por edhe qytetarët e dy vendeve. Ajo shtoi se marrëveshja është mesazh i fuqishëm se kur ka vullnet për dialog, gjithçka është e mundur. Euro-deputeti nga radhët e Syrizas, Stelios Koullugllu tha se Tsipras dhe Zaev meritojnë Çmimin Nobel, për shkak se marrëveshje që kanë arritur është shembull për zgjidhjen paqësore edhe të konflikteve të tjera në botë, shkruan lapsi.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Berisha thotë se Shqipëria nuk plotëson kriteret për të qenë anëtare e NATO-s 8 sekonda më parë
Kosova Krasniqi: Krasniqi: Më së shumti më dhimbset nëna, suksesi im është prej lutjeve të saj (VIDEO) 9 sekonda më parë