Zaev: Asnjëherë nuk jam vozitur me Mercedesin e Gruevskit NULL NULL 23.05.2018 23:02 23.05.2018 23:02 Kundërshtarët politik, ballë për ballë filluan debatin televiziv, debat i cili ishte kërkuar nga Lideri i opozitës Hristijan Mickovski, e që Kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev e pranoi pa hezitim, sonte i njëjti po zhvillohet pas 15 viteve në Televizionin Shtetëror. Të dy po zhvillojnë një debat, për çështjet aktuale si dhe për reformat gjyqësore dhe gjykimet të cilat këtë javë u shqiptuan për ish-Kryeministrin dhe Kryeministrin aktual Zoran Zaev. Ndërkaq Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg për lëndën e ashtuquajtur “Mercedes”, ndërsa ky i dyti u lirua nga akt-akuzat. Lidhur me vendimet gjyqësore për Zaev dhe Gruevskin, Zaev tha se në procedurë janë provat. “Gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm, por sot ka një dallim, sepse ekziston një procedurë e hapur gjyqësore dhe vesoj se Maqedonia meriton të ketë procedura të hapura gjyqësore. Procedurat gjyqësore edhe për mua po edhe për Gruevskin i ka përcjellë edhe publiku. Drejtësia në Maqedoni është në rrugë të drejtë. Ndërkaq, Mickoski pyeti Kryeminitrin Zaev se në është vozitur me veturë dhe a ndjehet komod në Mercedes, Zaev tha se asnjëherë nuk jam vozitur me veturën luksoze të cilën ish Kryeministri Nikolla Gruevski sot mori dënim me dy vjet burg./zhurnal.mk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 38 minuta më parë