Zaev: Ajo që ndodhi mbrëmë, tentativë për vrasje me paramendim NULL NULL 28.04.2017 14:51 28.04.2017 14:51 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev që mbrëmë u sulmua nga protestuesit e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë ka thënë se krejt kjo ngjarje ishte një tentim për vrasje. “Ajo mbrëmë që ndodhi ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, ka thënë ai në një konferencë për media, njofton Klan Kosova. Zaev tha poashtu se në mesin e protestuesve të dhunshëm kishte edhe pjesëtarë të Policisë. I pari i LSDM-së tha poashtu se nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Ivanov për takim me liderët partikë pasi e cilëson atë përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.