18:52, 20 Shtator 2018

KB Prishtina do të ballafaqohet sonte nga ora 20:00 kundër Groningen në kuadër të Ligës së Kampionëve në Basketboll.

Skuadra basketbollistike nga Holanda ka arritur në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vet kjo e fundit përmes një shkrimi në Twitter.

Sonte, sigurisht, jemi të gjithë të gatshëm për raundin e parë në Ligën e Kampionëeve ku do të takohemi me KB Prishtina- ka shkruar skuadra holandeze.

Kryeqytetasit janë fitues të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, derisa ditë më parë është stolisur edhe me trofeun e Superkupës së Kosovës, kurse Donar Groningen është kampione në fuqi e Holandës.