21:09, 30 Shtator 2018

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitoren e dytë radhasi në kuadër të xhiros së dytë të Superligës në Basketboll, kundër Lipjanit.

Gjatë tërë kohës ekipi nga kryeqyteti ishte në epërsi.

Çereku i parë përfundoi me rezultat 22 me 19, në favor të vendasve.

Poashtu edhe çereku i dytë i takoj Z Mobile Prishtina që arriti të shënoi 25 pikë, Lipjani në këtë çerek i shënoi 18 pikë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 47 me 37.

Pjesa e dytë nuk pati ndonjë ndryshim në dominimin e ekipeve.

Çereku i tretë i solli edhe 25 pikë tjera prishtinasve, e 15 i shënuan mysafirët.

Çerek më të baraspeshuar ishte ai i katërti, ku të dy ekipet shënuan nga 12 pikë secili.

Më të dalluar në radhët e Z Mobile Prishtina ishin Mayfield me 26 pikë, Krestinin me 18 dhe Berisha 13.

Ndërsa në radhët e Lipjanit ishin: Mala me 17 pikë të realizuara, Williams me 14 pikë, dhe Juniku me 13 pikë.