YouTube nuk lejon që të editohen videot para se të ngarkohen nga IOS NULL NULL 10.10.2015 17:23 10.10.2015 17:23 Google ka realizuar një version të ri të YouTube-it për pajisjet iOS, i cili ofron disa veçori të reja për modifikimin e videove para se të ngarkohen në aplikacion. Versioni 10.38 i aplikacionit YouTube vjen me një ndërfaqe të ridizajnuar dhe mjete të reja për editimin e videove. Këto veçori të reja iu japin mundësi përdoruesve të editojnë videot, t’i shkurtojnë ose të shtojnë këngë tek to para se t’i ngarkojnë në YouTube. Këngët mund t’i marrin direkt nga telefoni ose nga YouTube. Aplikacioni mund të shkarkohet falas në iTunes App Store, shkruan Krokodili.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.