Ymeri thotë se votat me kusht do ta rrisin epërsinë e Vetëvendosjes NULL NULL 19.11.2017 23:13 19.11.2017 23:13 Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se VV do të qeverisë me tri komuna, derisa edhe në komunat ku ka pasur bashkëpunime si në Mitrovicë, Vushtrri e Klinë, ka dalë fitimtare, duke mundur PDK-në. “Uroj Shpend Ahmetin, Qëndron Kastratin dhe Mytaher Haskukën për sot, të cilët me punë e bënë të mundur fitoren. Fitorja jonë më e madhe është janë të trija qytetet dhe është shumë e rëndësishme që dy komunat më të madha do të qeverisen nga VV, Prizreni dhe Prishtina”, tha Ymeri. Sipas tij, numri i qytetarëve që do të ndjejnë qeverisjen e VV do të jetë shumë i madh dhe do të rritet akoma në zgjedhjet e ardhshme. “Nëse i krahasojmë votat me kusht, ato në raundin e parë ishin të VV-së, ato do të rrisin epërsinë tonë”, ka shtuar Ymeri, raporton Indeksonline. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë