Yll Kaçaniku prezantohet te Sigal Prishtina NULL NULL 03.08.2015 12:59 03.08.2015 12:59 Klubi basketbollistik Sigal Prishtina ka prezantuar përforcimin e fundit. Ai është basketbollisti Yll Kaçaniku për të cilin është folur edhe më parë se do të rikthehej në klubin e kryeqytetit. Po kthehem pas 17 vjetësh, edhe pse dy herë kam luajtur nga gjysmë sezoni. Do të mundohem ta ndihmoj Prishtinën të përfaqësohet sa më mirë në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja jonë në këtë eveniment është një ngjarje historike” tha Kaçaniku. Ai u shpreh i gatshëm që të ndihmojë talentet e rinj kosovar, ndërsa zbuloi dëshirën për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës. “Do të mundohem të jem lider i ekipit dhe ta përfaqësojmë sa më mirë sportin kosovar jashtë”. Këto ishin fjalët e fundit të tij në konferencën e organizuar për media, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.