16:57, 21 Prill 2017

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz.

Ministri Yagcilar, pasi falënderoi zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton.

Takimi ishte i karakter miqësor, por u elaboruan edhe aspektet dhe rëndësia e partneritetit Kosovë-Turqi, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Zëvendësministri turk, Ahmet Yildiz, është shprehur i kënaqur për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve.

Në fund të takimit ministri Yagcilar dhe zëvendësministri Yildiz kanë dhënë edhe një konferencë për media.

klankosova.tv

Interesante