Xi Jinping rizgjidhet President i Kinës NULL NULL 18.03.2018 11:15 18.03.2018 11:15 Parlamenti kinez ka zgjedhur me unanimitet të plotë Xi Jinping si President të vendit, transmeton Klan Kosova. Vlen të theksohet se Jinping është zgjedhur me 2971 vota pro dhe asnjë kundër. Një javë më parë, parlamenti kinez votoi për të ndryshuar Kushtetutën, duke eliminuar kështu kufizimin e mandateve për Presidentin e Republikës Popullore. Kjo jo vetëm që i mundësoi Xi Jinping rizgjedhjen, por i jep edhe mundësinë të qëndrojë për shumë mandate të tjera në krye. Zëvendëspresident ndërkohë u votua njeriu i besuar i Xi Jinping, Wang Qishan, i cili ndër 2,970 vota, i’a doli të merrte një vote kundër. Zgjedhja e tij konfirmon edhe një herë autoritetin e padiskutuar të Xi Jinping mbi Partinë Komuniste e për rrjedhojë edhe mbi ekonominë e dytë më të madhe të botës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 1 minutë më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 1 minutë më parë