Xhylani e AAK-së: Si kryetare e Drenasit do të sjell investitorë NULL NULL 17.10.2017 22:18 17.10.2017 22:18 Kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit, Arta Ahmeti – Xhylani ka thënë se ata kanë planprogram të mirëfilltë. “Unë kam thënë se nuk do të qeverisë me Drenasin, por do të bashkëqeverisje”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. “Lidershipi i kaluar ka humbur shumë investitorë dhe unë do të mundohem maksimalisht të sjell investitor”, ka pohuar ai. Sipas Xhylanit, komuna nuk është institucion që hap vende pune po ajo përcakton kushtet për krijimin e tyre. “Komuna nuk hap fabrika, komuna mund të sjell vetëm investitorë”, ka thënë ajo. “Prioritet i kam shëndetësinë dhe arsimin. Problematika e arsimit në Drenas është cilësia. Shëndetësia është mëkat se si ka mbet. Nuk mund të arsyetohet një kryetar komune se pse nuk e ka vënë dorën në shëndetësi”. “Do ta rrisim fondin për bursat e studentëve, do t’i ndihmojmë nxënësit në nevojë, do të ndërtojmë salla leximi. Dua tu krijoj fëmijëve shprehin e të lexuarit”, ka thënë ajo ndër të tjera. – *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë