18:16, 7 Tetor 2018

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se xhudistja që po përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj ka triumfuar në sfidën e sotme.

Xhudistja kosovare Erza Muminkoviq ka fituar edhe luftën e dytë ne repesazh të xhudos në Lojërat Olimpike për të rinj, “Buenos Aires 2018” që po mbahen në Portugali.

Xhudistja nga Kosova triumfoi me ippon kundër garueses nga Azerbejxhani, Vusala Karmova dhe tani është një luftë larg medaljes së bronztë, në kategorinë (44) kilogramë.

klankosova.tv