13:22, 2 Gusht 2018

Aktorja Margot Robbie do të bashkëpunojë me aktoret Nicole Kidman dhe Charlize Theron në filmin e ardhshëm të kompanisë filmike Annapurna për skandalin e abuzimeve seksual në Fox News, transmeton Klan Kosova.

Sipas Hollywood Reporter, Kidman do ta luajë rolin e Gretchen Carlson, e cila kishte akuzuar drejtorin Roger Ailes, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017, për ngacmim seksual.

Theron, e cila është gjithashtu një bashkë-producente, do ta luajë Megyn Kelly, një tjetër ish-prezantuese të Fox News, e cila tha se përjetoi “ngacmime seksuale nga ish-shefi i saj, Ailes”.

Rolin e Roger Ailes do ta luajë Russell Crowe.

Projekti do të jetë “gjithëpërfshirës”, që do të thotë se personazhet tjera të shquara të Fox News, si ish shefi i 21 Century Fox, Rupert Murdoch, ish prezantuesja Greta Van Susteren dhe presidenti Bill O’Reilly, do të mund të përfshihen.

(L-R) Margot Robbie, Charlize Theron, and Nicole Kidman.