20:00, 12 Korrik 2018

Pritjes i erdhi fundi!

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur, Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram ku edhe ka treguar se vogëlushja e tyre mban emrin Ajka.

Xhensila ka zgjedhur që me një letër të mbushur me dashuri të tregojë përjetimin më emocionues që një grua mund të përjetojë – të bëhet nënë.

Ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla që t’i urojë mirëseardhje “Ajkës së jetës së tyre”.

“Kur morëm vesh që do vije ti, sa u lutëm dhe falenderuam Zotin për këtë bekim. Mirë se erdhe Ajka e jetës tonë. Të mbaj në krahë, e ta ndjej frymën, edhe aromën, a thua se të gjitha lulet e kësaj toke janë mbledhur grusht tek gusha jote”.

“Çfarë ndjesie qenka të mbash krejt botën në duar. O kënga ime, o poezia ime”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë së këmbës së vockël të së bijës që e mbajnë dy duart e prindërve.

Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone. Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin. Spitalit Amerikan 2, stafit korrekt dhe te perkushtuar ne maksimum. Faleminderit @suavinex_albania qe na mikluat me produktet tuaja. Doc. Genc Kabili qe pervec profesionalizmit, na e beri pritjen tone me te qete dhe me te embel. Flm Dr. Genci. Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes . Ne te tre ju falenderojme. Perqafime. Xhensila, Besi dhe Ajka. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi ta lene me kaq edhe te respektojne privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Madje Xhensila që gëzon dashurinë e shumë njerëzve, ka thënë se nuk e ka emocionuar “asnjë publik” më shumë se ardhja e së bijës në jetë.

“Bëj të mirën edhe duaje veten. Për çdo të mirë që do bësh, Zoti do shkurtojë distancën mes teje edhe Atij. Nuk më ka emocionuar asnjë publik sa ty, unë jam publiku yt në fakt, duartrokas gjithçka tënden”.

“Zoti qoftë bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, Zoti na bekoi të dyve me më të shtrenjtën dashuri. Unë jam me fat që të kam, më shumë akoma që ti je babi i Ajkës sonë”.

Por Xhensila që bashkë me Besin janë fytyra publike dhe e dinë mirë se çka është vëmendja e publikut, ka edhe një lutje për të gjitha mediat, pas lindjes së Ajkës.

“PS: Ajka, edhe diçka, do të shkruajnë portalet për ty këto ditë, i falenderojmë por edhe i lutemi ta lënë me kaq edhe të respektojnë privatësinë e çdo fotoje të dalë pa miratimin tonë. Flm”, ka thënë ajo.

Shtatzënia e Xhensilës për shumë kohë u përfol nëpër media por që fillimisht në një formë u mohua nga këngëtarja e cila vetëm pas disa kohësh e pranoi shtatzëninë përmes një postimi në Instagram, ku publikoi foto me barkun e fyrë, bashkë me bashkëshortin e saj.

Shumë urime Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku!

When two, become three. @bes_kallaku 🙏

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Interesante