Xhemajlaj: Nisma ka programin dhe njerëzit e duhur që ta zbatojnë atë NULL NULL 17.10.2017 22:03 17.10.2017 22:03 Kandidati i Nisma-s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj ka thënë së qytetarët e kësaj komune tani veç e kanë në dorë programin që siç pohon e kanë hartuar ekspertë të fushave të ndryshme. “A mjafton vetëm ta kishim programin e mirë sikur mos t’i kishim njerëzit, por ne kemi edhe njerëzit që ta zbatojnë atë”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. “Nisma ka hartuar një program qeverisës, ku parashihet një administratë efektive”. “Fshatrat kodrinorë – malore kanë mungesë të ujit. Inxhinierët tanë të arkitekturës kanë bërë planin për zhvillimin e qytetit, kanalizimit, urave aty ku mungojnë etj”. “Në fushën e arsimit na u janë bashkuar ekspertë. Kemi për të bërë shumë dhe nuk mjafton vetëm evidentimi i mangësive”. Xhemajlaj ka thënë në Magazina Lokale se është përkujdesur që rëndësi të veçantë t’i kushtojnë mirëqenies sociale. “Është e jashtëlogjikshëm që ora e matematikës në shkollën e mesme nuk mbahet tash e një muaj”. “Në shkollën “Rasim Kiqina” ka klasa deri më 45 nxënës dhe atje nuk është bërë zgjidhje pasi nuk mund të zhvillohet mësim efektiv. Kurse në shkollën e mesme teknike ka tepricë të profesorëve”, ka thënë Xhemajlaj ndër të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë