Xharra, Ahmetit: Ti je ushqyes i huliganëve në Prishtinë NULL NULL 19.08.2017 20:50 19.08.2017 20:50 Ish-gazetarja dhe tani anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, s’mundet ta akuzojë askënd për huliganizëm, sepse vet ai është mbështetës i huliganëve. “Shpend Ahmeti me trup je i madh, por vogëlsia dhe shpirtngushtësia jote çdo ditë po vërehet”, ka shkruar Xharra në Facebook. “Dje paske provuar të përfitosh prej huliganizmave të të rinjve nëpër parqet e mjerueshme të Prishtinës. Dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe ti je njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre”. “Madje, i ke grumbulluar në institucionet e Prishtinës prej anembanë Kosovës dhe për huliganizmin e tyre po i shpërblen edhe me ‘kontrata për shërbime të veçanta’, duke u dhënë paga mujore prej taksave të prishtinasve”. “Definitivisht s’ka ku degradon më poshtë ky, kur edhe sjelljet i ka fëmijërore. Shumë zhgënjyes. Njeri i vogël”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 50 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë