Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemajli mposhtin Serbinë (VIDEO) NULL NULL 22.06.2018 21:54 22.06.2018 21:54 Një supergol nga Granit Xhaka dhe një tjetër nga Xherdan Shaqiri kanë mjaftuar që Zvicra të shënojë fitore kundër Serbisë me rezultat 2-1, njofton Klan Kosova. Fillimisht Serbia kalojë në epërsi, me golin e Aleksander Mitrovic, në minutën e pestë dhe gjithashtu e dominojë pjesën e parë, por më pas ishte Zvicra që mori ndeshjen në kontroll. Ishte Xhaka që lëshoi një projektil nga 30 metra në minutën e 52-të për të barazuar shifrat, dhe vetëm pak minuta më vonë afër ishte të shënoi edhe Shaqiri, por topin e ndali shtylla. Gjithsesi, Shaqiri nuk hoqi dorë dhe në minutën e fundit të ndeshjes arriti të shënojë golin e fitores. Kjo fitore e vë Zvicrën në vend të parë në grup, bashkë me Brazilin me nga katër pikë. Serbia mbetet me tri, kurse Kosta Rika e fundit pa asnjë pikë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.