Xhaka luan nga fillimi kundër Chelseas? NULL NULL 24.09.2016 11:07 24.09.2016 11:07 Paraqitjet e mira në dy ndeshjet e fundit dhe dy supergola besohet t’ia kenë mbushur mendjen trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, se ardhja e re këtë vit, zvicerani i natyralizuar Granti Xhaka, duhet të luajë nga fillimi. Kështu beson edhe portali më i madh i futbollit Goal.com, njofton Klan Kosova. Në supozimin e tyre për formacionin e sotëm të Arsenalit kundër Chelseas, Xhaka do të jetë titullar. Sipas Goal ai në mesfushë do ta ketë partner spanjollin Santi Cazorla, ndërsa nga minuta e parë pritet të luajë edhe Shkodran Mustafi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë