14:57, 8 Nëntor 2018

Mbrojtësi i Zvicrës, Leo Lacroix, ka lavdëruar Granit Xhakën.

Ai e ka quajtur dikur bashkëlojtarin e tij, si një organizator të vërtetë të lojës dhe që ai meriton të jetë pjesë e klubeve elitare në futboll, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

Xhaka është konsideruar si një prej mesfushorëve më premtues në Evropë kur la Borussia Moenchengladbach për të kaluar te Arsenal në vitin 2016.

“Kam luajtur me Xhakën te Zvicra në U-18 dhe U-19, ku ai më pas ka kaluar te seniorët”, ka thënë futbollisti i Hamburgut.

“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, ai mund ta bëjë dallimin me pasimet e tij, me topa të fituar, me golat e tij, ai është një ‘playmaker’ i vërtetë”.

“Ai është kapiten i Zvicrës dhe ekipi është i ndërtuar rreth tij. Ai luan si titullar në Arsenal. Gjithçka që ndodh me të është meritë e tij. Xhaka është punëtor i vërtetë”.