Xhaka dhe Shaqiri rrezikojnë suspendimin me nga dy ndeshje NULL NULL 24.06.2018 13:51 24.06.2018 13:51 Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri rrezikojnë që të suspendohen me nga dy ndeshje për shkak të mënyrës së festimit të golave në fitoren e Zvicrës 2:1 kundër Serbisë. FIFA ka nisur hetimet mbi dyshimet se janë thyer rregullat me mesazhe politike dhe fyese, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova. Shtëpia më e madhe e futbollit në botë thuhet se po shikon të dy rastet, kur Xhaka dhe Shaqiri në dy golat e tyre bën me duar shqiponjën. Serbët janë ankuar në UEFA dhe FIFA, duke e quajtur veprimin e futbollistëve nga Kosova si provokim, për cka mbrëmë është konfirmuar se kanë nihusr hetimet. Sipas pikës 54 të kodit disiplinor të FIFA, thuhet “secili të provokon masën gjatë një takimi mund të suspendohet me dy ndeshje dhe të dënohet me minimumi prej pesë mijë frangave zvicerane”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë