Xhaferi-Meta: Marrëdhëniet ndërshtetërore në vazhdimësi thellohen NULL NULL 20.11.2017 16:40 20.11.2017 16:40 “Si kryetar i Kuvendit do të japë kontributin tim në përforcimin dhe intensifikimin e raporteve ndërmjet dy vendeve miqësore në të gjitha fushat dhe në veçanti në kuadër të bashkëpunimit parlamentar në të gjithë nivelet”, porositi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhafer në takimin e sotëm në Shkup me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Xhaferi e ka shprehur kënaqësinë e tij se në vazhdimësi po përforcohen dhe thellohen raportet e ndërsjella ndërshtetërore dhe ndahen vlerat dhe interesat e përbashkëta me Shqipërinë në korniza të integrimeve euroatlantike. I pari i Shqipërisë theksoi se e gëzon fakti se për herë të parë përfaqësues i komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë është kryetar i Kuvendit dhe ushtrimi i këtij funksioni të lartë dhe të rëndësishëm do të jetë vetëm inkurajim në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoni. Meta, gjithashtu, e theksoi nevojën gjatë periudhës në vijim që të dyja palët të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e euro-integrimeve, sepse dhoma ligjdhënëse ka rolin kryesor në rrugën drejt aderimit në familjen evropiane, shkruan Alsat M. Ai e përshëndeti mbledhjen e ardhshme të përbashkët qeveritare ndërmjet dy vendeve e cila do të jetë me pika dhe çështje konkrete me interes të përbashkët, dhe shprehu nevojën për zhbllokimin e Maqedonisë për aderim në NATO dhe BE. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 31 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 35 minuta më parë