Xhaferi: BE-ja i vlerësoi përpjekjet e Maqedonisë, tani duhet të fokusohemi ndaj obligimeve NULL NULL 17.07.2018 13:20 17.07.2018 13:20 Me Vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e rrugës për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019, vendet anëtare dërguan sinjal të qartë se i vlerësojnë angazhimet e Republikës së Maqedonisë të investuara në reformat dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në periudhën në vijim është i nevojshëm fokusim i shtetit për realizimin e obligimeve në të gjitha sferat kyçe, theksuan në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe eurokomisari Johanes Hahn. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, Xhaferi në takim theksoi se Kuvendi është tërësisht i përkushtuar në vazhdimin dhe thellimin e impulsit aktual reformues që të paraqesë rezultate të dukshme. Komisari Hahn e përshëndeti përparimin e arritur, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik dhe e nënvizoi rolin kryesor të Kuvendit në procesin e harmonizimit të legjislacionit. Të dy bashkëbiseduesit përfunduan se në periudhën e ardhshme do të nevojitet fokusim në përmbushjen e obligimeve nga të gjitha fushat kryesore. Eurokomisari Hahn, me vizitën e sotme në Maqedoni, zyrtarisht e shënoi fillimin e skriningut me Komisionin Evropian për konfirmimin e nivelit të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 7 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 11 minuta më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 12 minuta më parë