19:41, 13 Qershor 2018

Ish-përfaqësuesi i Spanjës, Xavi Hernandes, e ka analizuar situatën e Julen Lopetegui-t pasi që ai u shkarkua nga posti i trajnerit të kombëtares një ditë pasi u emërua trajner i Real Madridit.

Xavi ia mbajti anën presidentit të federatës, Luis Rubiales, duke thënë se ai ka bërë mirë me këtë veprim.

“Nuk jam personi që duhet të flasë për këtë”, ka thënë Xavi për Radio Marca lidhur me këtë çështje.

“Nuk ishte momenti më ideal apo i duhur. Nuk mund ta dini kurrë, lojtarët e kanë parë të tërën, dhe mund të luajnë një rol të mirë në Kupën e Botës”.

“Lidershipi nuk mungon, është Ramos, Pique, Iniesta…ka shumë lojtarë të përgatitur dhe një atmosferë shumë të mirë”.

“Nuk është situata më e mirë, por në të njëjtën kohë, i bashkon më shumë dhe ata japin më shumë nga vetja, nuk i dihet kurrë”.

Interesante