Witherspoon thotë se është ngacmuar kur ishte 16 vjeçare NULL NULL 18.10.2017 12:40 18.10.2017 12:40 Aktorja fituese e çmimit Oscar, Reese Witherspoon ka thënë që është keqtrajtuar nga një regjisor i filmave, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kur ishte në moshën 16 vjeçare. Në një fjalim të mbajtur në Elle Women në Hollywood ditën e hënë, ylli i “Legally Blonde” dhe “Walk The Line” ka thënë që “kishte ndjerë neveri për regjisorin”. “Isha e nevrikosur me agjentët dhe producentët të cilët më bënë të ndjehem sikur heshtja është një kusht për punësimin tim” ka thënë Reese. Veç kësaj ajo ka thënë që ka pasur edhe raste të tjera të ngacmimeve seksuale gjatë karrierës së saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.