Wimbledon: Broady mposht Matosevic NULL NULL 29.06.2015 18:39 29.06.2015 18:39 Liam Broady ka mposhtur tenistin tjetër Marinko Matosevic pas një përballje të gjatë prej pesë seteve. 21 vjeçari bëri debutimin e tij personal në Grand Slam, ndërsa rezultati nga ky duel ishte 5-7, 4-6, 6-3, 6-2, 6-3. Matosevic u tregua shumë i fortë në një pjesë të dueli, ndërsa Broady u rikthye fuqishëm ku dhe arriti fitoren. “Atmosfera nga shikuesit ishte fantastike, menaxhova mirë setin e tretë e tutje dhe kjo ishte ndjenja më e mirë në jetën time. Të fitosh duelin, kjo është fantastike”, ka thënë Broady. Broady renditet i 182-ti në ranglistën botërore, kurse Matosevic i 138-ti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.