Wilshere tek skuadra që po kthehet në Premierligë? NULL NULL 19.04.2018 14:34 19.04.2018 14:34 Mesfushori mund të kalojë tek skuadra që edicionin tjetër kthehet në Premierligë, duke marrë parasysh raportet jo të mira që ka me klubin nga Emirates Stadium Wolverhampton mund të jetë skuadra e re e Jack Wilshere, meqë ai tashmë ka vendosur të largohet nga Arsenal në fund të këtij edicioni. Skuadra nga Molineux Stadium siguroi kthimin në Premierligë ditë më parë, dhe tashmë po projekton sezonin e ardhshëm duke menduar edhe për afatin kalimtar. Drejtuesit e klubit duan të shpërblejnë tifozët me një dhuratë të madhe që quhet Jack Wilshere, dhe marrë parasysh faktin se ai nuk ka raporte të mira me klubin, me një ofertë të mirë, palët mund të arrijnë marrëveshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.