William Walker flet për idenë e korrigjimit të kufijve: Serbia është në pozitë më të favorshme NULL NULL 12.01.2019 22:23 12.01.2019 22:23 Ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve si mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është e padrejtë për Kosovën. “Ende nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje të mundshme nga tryeza e bisedimeve që të jetë e zbatueshme, që të zgjidhte problemet”, ka thënë ambasadori Walker për Zërin e Amerikës, transmeton Klan Kosova. “Dëgjon për shkëmbime territoresh apo ide të tjera. E di që Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje, një marrëveshje të negociueshme, e di që Shtëpia e Bardhë kërkon një zgjidhje”. “U deklarua kohët e fundit se do të mbështesim çdo marrëveshje për të cilën bien dakord palët. Mendoj se kjo është e padrejtë për Kosovën. Serbia është në një pozitë më të fuqishme”. “Ata kanë mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera në anën e tyre. Kosova është në pozitë të dobët”. Sipas tij, disa politikanë kosovarë mund të jenë të shqetësuar nga Specialja, transmeton Klan Kosova. “Jam disi i shqetësuar se klasa e tanishme politike, disa anëtarë të saj, janë të shqetësuar për një gjë tjetër që u rëndon mbi supe që është zyra e Prokurorit Special”. “Disa prej tyre mund të ndjejnë se nëse nuk bëjnë atë që u thotë Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund të akuzohen shumë më lehtë”. “Zyra e Prokurorit Special ka kohë që është ngritur dhe ende nuk kam dëgjuar për akuza të ngritura kundër askujt, por e di se disa në lidershipin e tanishëm janë të shqetësuar se mund të akuzohen personalisht për krime lufte”. Kujtojmë se në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ka qenë ambasadori William Walker ai i cili ka gjetur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve të cilët u masakruan nga forcat serbe në fshatin e Reçakut. Në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024