9:48, 8 Nëntor 2017

Kampioni i WBC, Deontay Wilder ka thënë se do ta mposhtë Anthony Joshua, siç ka pohuar në ‘strehën e tij” në Britani të Madhe.

32 vjeçari Wilder, ka mbrojtur rripin kundër Bermane Stiverne të shtunën, një javë pasi Anthony Joshua ruajti titujt e WBA dhe IBF kundër Carlos Takam në Cardiff, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

“Mbushja e stadiumeve duket mirë, por paratë dhe Meka e boksit janë në Amerikë”, ka thënë Wilder.

“Nëse doni të qëndroni në shtëpi si një vajzë e vogël, ky mbreti nuk e ka aspak të vështirë të udhëtojë se ta mposhtë kampionin”, ka shtuar ai.

Në një intervistë për BBC, Wilder ka akuzuar promotorin Eddie Hearn për “trushpërlarje” të tifozëve britanikë me “thashethemet” që Joshua është më i miri i botës në kategorinë e rëndë.

“Mendoj se Eddie është duke më përulur mua më shumë se Joshua-n”.

“Nëse Joshua është kampion i fortë, kampion i vërtetë, atëherë ju anglezë duhet ta flakni jashtë, ta bëni të luftojë. Duhet të shihni nëse ai është më i miri”, ka thënë Wilder më tej.

“Zemra më thotë që jam më i miri, nëse nuk jam duhet të ma tregojë dikush këtë”, ka deklaruar ai më tej.

Interesante