12:00, 12 Korrik 2018

Nëna e Whitney Houston është e tronditur nga spekulimet se vajza e saj ishte ngacmuar seksualisht kur ishte fëmijë nga një anëtar i familjes.

Në një dokumentar të ri të titulluar “Whitney”, një asistente e vjetër e këngëtares së ndjerë pohon se ajo ia kishte besuar sekretin, duke i thënë që ishte abuzuar seksualisht nga kushërira e saj Dee Dee Warwick,  motra më e re e Dionne Warwick.

Ky abuzim thuhet se ndodhi kur Whitney ishte vajzë e re. Ajo asnjëherë nuk ia kishte treguar këtë nënës së saj dhe mund të ketë qenë e turpëruar.

Interesante