9:25, 19 Tetor 2017

WhatsApp ka lajmëruar që së shpejti do t’ua mundësoj përdoruesve të kësaj platforme që të shpërndajnë lokacionin.

Tutje është thënë që edhe ky informacion, si gjithë të tjerët, do të jetë i mbrojtur, i enkriptuar respektivisht.

Përdoruesit do të kenë mundësi që të zgjedhin se sa gjatë duan që të tjerët të shohin lokacionin e tyre dhe mund ta çaktivizojnë opsionin në çdo moment.

“Nëse shkon diku për të takuar ndonjë shok, do të besh të ditur për më të afërmit e tu që je mirë, apo përmes Live Location mund të shpërndash udhëtimin tënd në mënyrë të sigurt” kanë thënë nga WhatsApp.

Gjiganti teknologjik nuk dha një datë të saktë se kur do të hidhet në treg opsioni i ri por thjesht tregoi që do të jetë i mundur për t’u përdorur javët e ardhshme.

Interesante