Asi i skuadrës nga Chesapeake Energy Arena është barazuar me legjendën Jordan për numrin e treshirorëve të dyfishtë në ndeshje me radhë

westbrook
11:35, 14 Dhjetor 2016

Sezoni është ende në fillet e tij, por Russell Westbrook ka arritur dicka që s’e ka bërë në NBA ende askush, që nga edicioni 1988-89.

Duke regjistruar dyshifror të trefishtë për të shtatën ndeshje me radhë, ai u barazua me Michael Jordan për serinë më të gjatë të tyre në histori të NBA.

Kështu para tij është vetëm Wilt Chamberlain, që këtë gjë e ka bërë në plot nëntë ndeshje radhazi.

Asi i Oklahoma City Thunder ka 12 dyshifror të trefishtë nga 24 ndeshje, ndërsa shifrat mesatare të tij janë në rangun e 31.1 pikësh, 10.9 rebaundësh dhe 11 asistesh, për ndeshje.

Interesante