
Lideri i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook ka hyrë në historinë e NBA, pasi që shënoi triple-double për të 42-tën herë brenda një stinori në NBA.
Kështu, ai kaloi legjendën Oscar Robertson i cili i kishte pasur 41 të tillë në stinorin 1961-1962.
“Beastbrook” shënoi 50 pikë, 10 asiste dhe 16 kërcime në fitoren dramatike të Oklahomas ndaj Denverit me rezultat 106-105.
Kështu siç po i shkruhet, Westbrook do ta përfundojë këtë stinor me mesatare prej triple-double duke u bërë vetëm lojtari i dytë i cili e arrin këtë, pikërisht pas Oscar Robertson.