17:36, 6 Mars 2017

Lideri i Oklahoma, City Thunder nuk e meriton të konsiderohet kandidat për lojtarin më të vlefshëm të ligës NBA ani pse ai ka një mesatare triple-double këtë stinor.

Së paku kështu mendon pronari i Dallas Mavericks, Marc Cuban skuadra e së cilit e mposhti Oklahomën me rezultat 104-89.

“Ai nuk është”, tha ai kur u pyet për Westbrook-un nga gazetari i ESPN, shkruan Bleacher Report, transmeton Klan Kosova.

Ai i përmendi LeBron James dhe James Harden si kandidatët kryesorë për MVP.

Sipas tij edhe Kawhi Leonard mundet të ketë mundësi ta fitojë.

Interesante